Menyja
Rezervo orë demo

Orë në mësonjëtore në Gjevgjeli

Hyrje në Python – Banana Tales

Banana Tales është kurs përmes lojës, ku nxënësit shkruajnë kod në Python dhe njihen me koncepte të ndryshme të programimit, ndërsa rindërtojnë rrugën nëpër të cilën majmuni i vogël do të kthehet në shtëpi.

Rezervo orë demo

Në mësonjëtoren tonë në Gjevgjeli, në maqedonisht

Në lojë, dy majmunë binjakë u ndanë pas një tërmeti të fortë – dhe njëri prej tyre mbeti pa asnjë mënyrë për të marrë banane! Tani nxënësit duhet të shkruajnë kod për ta rindërtuar rrugën dhe për ta ushqyer majmunin e vogël. Gjatë rrugës, nxënësit do ta planifikojnë dhe do ta programojnë mjedisin e lojës, për të koduar një rrugë nëpër të cilën banania arrin te majmuni.

Përmes lojës, nxënësit do të mësojnë konceptet bazë dhe ato më të avancuara të gjuhës së programimit Python: vargje komandash, lista dhe indekse, ciklet for dhe while, variabla, kushtet if/else, operatorë logjikë, funksione, klasa dhe objekte, renditje dhe struktura të ndryshme të dhënash.

Të gjitha kurset në mësonjëtore

Nuk jeni të sigurt nëse kursi është për fëmijën tuaj? Rezervoni një orë demo falas dhe do të vendosim së bashku.

Rezervo orë demo

Në mësonjëtoren tonë në Gjevgjeli, në maqedonisht

Rezervo orë demo Kthehu në krye