Kodim me blloqe – CodeMonkey Jr
CodeMonkey Jr. është krijuar për programuesit më të vegjël. Përmes lojës dhe kodimit me blloqe do të njihemi me bazat e programimit, duke e ndihmuar mikun tonë, majmunin, të arrijë te thesari.
Orë në mësonjëtore në Gjevgjeli
Pas përfundimit të kursit për dizajnin e lojërave, nxënësit do të mund ta kalojnë vetë çdo fazë të krijimit të një loje me Game Builder – nga zgjedhja e historisë së tyre deri te programimi i rregullave të lojës.
Në mësonjëtoren tonë në Gjevgjeli, në maqedonisht
Përmes Game Builder, fëmijët mësojnë bazat e dizajnit të lojërave. Me gjuhën e programimit CoffeeScript mësojnë si të dizajnojnë dhe të ndërtojnë një lojë online. Programi ka tri faza, që i udhëheqin nxënësit të bëhen krijues lojërash kompjuterike.
Faza e parë, Platformer: bazat e krijimit dhe të dizajnit të një loje. Nxënësit përsosin ndërfaqen e përdoruesit dhe rregullat e lojës: ngjarjet nga tastiera, kohëmatësit, përplasjet mes objekteve.
Faza e dytë, Frogger: fëmijët krijojnë lojën e tyre sipas lojës së njohur Frogger. Mësojnë si ta kontrollojnë lojën në tablet dhe në telefon dhe njihen me programimin e lojërave për celular.
„Sprite Animations“ – faza e tretë – fëmijët do të mësojnë të programojnë, të përcaktojnë dhe të vendosin figura, animacione dhe elemente grafike në lojë.
CodeMonkey Jr. është krijuar për programuesit më të vegjël. Përmes lojës dhe kodimit me blloqe do të njihemi me bazat e programimit, duke e ndihmuar mikun tonë, majmunin, të arrijë te thesari.
Beaver Achiever është shumë i mirë për t’i nxitur nxënësit e vegjël të mësojnë aftësitë bazë të kodimit. Nxënësit do të përdorin blloqe kodimi për ta ndihmuar mikun e tyre, kastorin, të kryejë detyra të ndryshme në mjedisin e tij natyror.
Coding Adventure është kurs i bazuar në lojë, ku nxënësit mësojnë të kodojnë në CoffeeScript ndërsa e ndihmojnë majmunin të kapë bananet. Kursi është hyrje në kodimin me tekst.
Nuk jeni të sigurt nëse kursi është për fëmijën tuaj? Rezervoni një orë demo falas dhe do të vendosim së bashku.
Në mësonjëtoren tonë në Gjevgjeli, në maqedonisht